Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj po vlerësohet si "njeriu i momentit" te Roda nga mediumet holandeze. Forma e mirë që ka treguar 21-vjeçari në tri ndeshjet e fundit ka rritur gjasat e Rodas për mbijetesë në elitën holandeze që njihet si "Eredivisie".
Roda ka tubuar nëntë pikë në tri ndeshjet e fundit, kurse Avdijaj ka kontribuar me tri gola: nga një gol në secilën ndeshje (NAC Breda, Vitesse, Zwolle). Avdijaj deri më tash ka tetë paraqitje në kampionatin holandez dhe krahas golave ka edhe një asistim, transmeton Koha Ditore.
Ai te Roda u huazua gjatë afatit kalimtar të janarit nga skuadra e Bundesligës, Schalke. Aktualisht, Roda zë vendin e 16-të në tabelë me 26 pikë, katër më pak se NAC Breda, që është jashtë zonës së rrezikshme.
"Roda me çdo kusht po e kërkon mbijetesën, kurse në këtë mision po e ndihmon dukshëm Avdijaj, që në tri ndeshjet e fundit ishte shumë i rëndësishëm për ekipin. Avdijaj te Roda po konsiderohet si përforcimi më i madh dhe ekipet e tjera në Eredivisie e kanë kuptuar talentin dhe seriozitetin e tij", ka shkruar "ELF Voetbal" të martën. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).