Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aubameyangu e ka nofullën e thyer

Sulmuesi i Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang, ka pësuar thyerje në nofull, në sulmin që i është bërë në shtëpinë e tij në vikend.

Ai pritet të mungojë për tri javë, ka shkruar “Sky Sports” të mërkurën, duke shtuar se ai mund të stërvitet javën e ardhshme, por pa kontakte me të tjerët.

Është raportuar po ashtu nga mediat në Angli, Spanjë e Gjermani, se katër të dyshimtët i takojnë një bande kosovare.

Pavarësisht mungesës së tij të gjatë, Aubameyangu po kërkohet me ngulmim nga skuadra londineze e Chelseat.