Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aubameyang kandidat për të zëvendësuar Sanchezin tek Arsenali

Pierre-Emrick Aubameyang është zgjedhja e parë e Arsenalit për zëvendësimin e Alexis Sanchezit, nëse kiliani i bashkohet Manchester Cityt, raporton Sky Sports.

Ylli i Borussia Dortmundit mund të kalojë në Londër gjatë janarit pasi Sanchezi raportohet se është cak i Cityt si zëvendësues i të lënduarit Gabriel Jesus.

Arsene Wenger është i vendosur për të përforcuar ekipin gjatë janarit pasi dëshiron të luftojë për një vend në Ligën e Kampionëve.

Aubameyang ka realizuar 13 gola në 15 paraqitje për Dortmundin në këtë sezon, por është lënë jashtë formacionit për arsye disiplinore.