Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico pa dy lojtarë kryesorë kundër Mallorcas

Atletico Madridi nuk do t’i ketë në formacion dy lojtarë kyç për duelin kundër Mallorcas këtë vikend.

“Los Rojiblancos” arritën fitore shumë të rëndësishme kundër Cadizit, dhe me pikët e plota, tani janë shtatë pikë prapa liderit, Real Madridit, e me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Për duelin ndaj Mallorcas, trajneri Diego Simeone nuk do të mund të llogarisë as në shërbimet e Yannick Carrascos dhe Jose Maria Gimenez.

Asnjëri nga ta nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e së enjtes. Thomas Lemar që mori një goditje kundër Cadizit është kthyer në përgatitje për duelet e radhës.

Artikuj të ngjashëm