Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico pa dy lojtarë të rëndësishëm kundër Leverkusenit

Atletico Madridi do të jetë pa dy lojtarë të rëndësishëm për ndeshjen kundër Bayer Leverkuseni në Ligën e Kampionëve. Trajneri i Atleticos, Diego Simeone, të hënën ka publikuar listën e lojtarëve që do të udhëtojnë në Gjermani, por që nuk ka përfshirë mbrojtësin Jose Maria Gimenez dhe mesfushorin Thomas Lemar.

Të dy lojtarët janë të lënduar, ndërsa Simeone në dispozicion nuk do ta ketë as Stefan Saviqin e Sergio Reguilonin.

Në portë është kthyer portieri Jan Oblak që mungoi ndaj Celta Vigos në ndeshjen e fundit në La Liga. Dueli mes Leverkusenit e Atleticos luhet të martën prej orës 21:00 dhe i takon Grupit B të Championsit.

Artikuj të ngjashëm