Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli me mungesa ndaj Atletico Madridit

Liveprooli pritet të ketë disa mungesa në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit.

Trajneri Jurgen Klopp nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e Naby Keitas, James Milnerit, Thiagos dhe Fabinhos.

Lajmi është konfirmuar edhe nga trajneri gjerman të martën në konferencë për media. Ndërkohë, tek Atletico krahas të suspenduarve Antoine Griezmann e Stefan Saviq, do të mungojnë edhe Thomas Lemar e Marcos Llorente.