Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli është gati sërish për stilin e papërshtatshëm të Atleticos

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, dëshiron të thotë gjërat e duhura kur bëhet fjalë për Atletico Madridin dhe Diego Simeonen, por gjithmonë trajneri gjerman i thotë fjalët e njëjta, që nuk i pëlqen stili i lojës që e aplikon ekipi nga La Liga.

Liverpooli luan sërish të mërkurën me Atleticon në Ligën e Kampionëve, në një ndeshje që këtë herë ka më shumë rëndësi për spanjollët sesa për skuadrën angleze. Dueli mes Liverpoolit dhe Atleticos zhvillohet në stadiumin “Anfield Road” prej orës 21:00 dhe i takon Grupit B të Ligës së Kampionëve. Skuadra e Kloppit është tashmë pesë pikë larg Atleticos dhe i prin grupit pas tri ndeshjeve të zhvilluara me nëntë pikë të mbledhura. Atletico ka katër pikë, sa i ka edhe Porto në vendin e tretë, ndërsa Milani zë vendin e fundit pa asnjë pikë.

Teorikisht, Liverpooli nuk duhet të ketë fare presion, por kjo ndeshje vazhdon të gjejë një mënyrë për të acaruar gjermanin Klopp. Ky do të jetë takimi i katërt mes këtyre skuadrave në 18 muajt e fundit. Atletico i fitoi dy ndeshjet e fazës së nokautit sezonin e shkuar, duke triumfuar 1:0 në shtëpi dhe 3:2 në udhëtim. Më pas Liverpooli fitoi me të njëjtin rezultat (3:2) në Madrid muajin e kaluar, duke shfrytëzuar epërsinë e një lojtari më shumë pasi Antoine Griezmann u përjashtua me karton të kuq dhe një penallti që Mohamed Salah e realizoi në fund të ndeshjes për rezultatin përfundimtar.

“Do të jetë një ndeshje e fortë, sepse Atletico kurrë nuk luan ndeshje miqësore, sidomos prejse e ka trajner Diego Simeonen. Duke e pasur parasysh situatën e tyre në grup, duhet ta kemi parasysh se Atletico do të vijë me synimin për ta fituar ndeshjen, por ne nuk duhet të lejojmë një gjë të tillë. Atletico është një ekip shumë i mirë dhe i fortë, por që stili i lojës që e aplikon nuk më pëlqen aspak”, është shprehur Klopp në konferencën për shtyp të martën. “Ne duam ta fitojmë ndeshjen pasi luajmë në shtëpi. Synimi është t’i gëzojmë tifozët tanë dhe me fitore eventuale ne veçse do të konfirmonim kalimin në fazën e nokautit”.

Klopp gjithashtu ka konfirmuar mungesën e Naby Keitas, James Millnerit derisa ka thënë se në dyshim mbetet edhe paraqitja e mesfushorëve Fabinho e Thiago, edhe pse janë rikthyer nga lëndimet dhe po stërviten me klubin. Edhe Atletico do të ketë mungesa për këtë takim. Sulmuesi Antoine Griezmann dhe mbrojtësi Stefan Saviq janë të suspenduar, ndërsa Thomas Lemar e Marcos Llorente ende nuk janë rikuperuar nga lëndimi. Megjithatë, trajneri Simeone pret një rezultat të mirë nga ekipi i tij pavarësisht mungesave të shumta.

Edhe Klopp nuk e pëlqen stilin e lojës së Atleticos, por është gati për Simeonen Sport 4 v. më parë Klopp nuk e pëlqen stilin e lojës së Atleticos, por është gati për Simeonen

“Mund të garantoj se do të luftojmë deri në fund dhe nuk do të dorëzohemi. Bëhet fjalë për dy ekipe të forta, të cilat do të përballen në Ligën e Kampionëve dhe nuk do të jetë aspak lehtë. Besoj se do të jetë një ndeshje madhështore. Ne kemi fituar në ‘Anfield’ por ajo fitore i takon të shkuarës dhe tani jemi përgatitur për këtë ndeshje që është e rëndësishme për ne. Sigurisht që duam të marrim një rezultat të mirë për shkak se synimi i Atleticos është kalimi i fazës së grupeve”, ka insistuar Simeone, që ka sqaruar edhe një herë se për çfarë arsye nuk ia zgjati dorën Kloppit pas humbjes që Liverpooli ia shkaktoi Atleticos dy javë më parë. “Trajnerët përballen me emocionet e tyre në mënyra në ndryshme. Në Angli, ndoshta e shohin si gjest sportiv zgjatjen e dorës, por unë nuk e shoh ashtu. Nuk më pëlqen te jem fals edhe pse mendoj që Kloppi është një trajner i madh”.

Për dallim prej Liverpoolit, që po e synon fitoren e katërt rresht në Champions, skuadra e Milanit është në kërkim të triumfit të parë këtë sezon në Evropë. Pas tri humbjeve rresht, Milani po e kërkon fitoren ndaj Portos në “San Siro” për të mbajtur shpresat gjallë për të kaluar grupin, ndonëse dy ndeshjet e fundit të fazës grupore i luan me Liverpoolin dhe Atletico Madridin. Megjithatë, Milani në Serie A nuk di për humbje pas 11 xhirove, pasi ka dhjetë fitore dhe një barazim. Ka 31 pikë, sa i ka edhe Napoli në pozitën e parë. Dueli mes Milanit e Portos, luhet prej orës 18:45.

“Deri më tani nuk kemi qenë në gjendje t’i gëzojmë tifozët këtë edicion me fitore në Champions, por mendoj se ka ardhur koha ta bëjmë një gjë të tillë pasi ata e meritojnë. Rastin e kemi ndaj Portos, që është një ndeshje që duhet patjetër ta fitojmë dhe ekipet e mëdha nuk lëshojnë rastet. Pres shumë prej ekipit në këtë ndeshje pasi është momenti i fundit për t’i definuar gjërat në Ligën e Kampionëve”, ka thënë trajneri i Milanit, Stefano Pioli. “Nuk e kemi merituar të mos e kemi asnjë pikë në Champions, por kjo ka ardhur për shkak të disa faktorëve për të cilët nuk duhet të humbasim energjinë. Kundër Portos duhet ta konfirmojmë se jemi ekip i madh dhe meritojmë fitoren e parë”.

Prej tetë ndeshjeve të xhiros së katërt të Championsit, që zhvillohen të mërkurën, gjashtë do të nisin në orën 21:00, kurse dy prej orës 18:45.

Grupi A

Man. City – C. Brugge (21:00)

RB Leipzig – PSG (21:00)

1. PSG 3 7

2. Man. City 3 6

3. C. Brugge 3 4

4. RB Leipzig 3 0

Grupi B

Milan – Porto (18:45)

Liverpool – Atl. Madrid (21:00)

1. Liverpool 3  9

Edhe Atletico e Arsenali vlerësojnë gjysmëfinalen, por duan finalen e madhe Futboll 2 muaj më parë Atletico e Arsenali vlerësojnë gjysmëfinalen, por duan finalen e madhe

2. Atl. Madrid 3  4

3. Porto 3  4

4. Milan 3  0

Grupi C

Borussia D. – Ajax (21:00)

Sporting – Beshiktash (21:00)

1. Ajax 3  9

2. Borussia D. 3  6

3. Sporting 3  3

4. Beshiktash 3  0

Grupi D

Real Madrid – Shakhtar (18:45)

Sheriff – Inter (21:00)

1. Sheriff 3  6

2. Real Madrid 3  6

Edhe Barcelona e Liverpooli shpresojnë në rikthimet e mëdha Futboll 3 muaj më parë Barcelona e Liverpooli shpresojnë në rikthimet e mëdha

3. Inter 3  4

4. Shakhtar D. 3  1