Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Liverpooli mposht Atleticon në top-ndeshjen e Championsit

Liverpool

Liverpooli ka përmbysur rezultatin për tri pikët e para në fazën e ligës në Champions.

Të mërkurën mbrëma në “Anfield”, Liverpooli fitoi 2:1 ndaj Atletico Madridit. Ashtu si pritej, ndeshja e xhiros së parë ishte e fortë dhe dramatike.

Marcos Llorente e kaloi në epërsi 1:0 skuadrën e Diego Simeones. Te skuadra angleze megjithatë nuk humbën qetësinë. 

Golin e barazimit e shënuan në kohë të përshtatshme, pak para fundit të pjesës së parë. Në minutën e 40-të për 1:1 realizoi Dominik Szoboszlai.

Dhe pesë minuta pasi nisi pjesa e dytë, u vendos sfida. Alexis Mac Allister shënoi për 2:1 me goditje të saktë nga distanca. 

Liverpooli ka njërën prej skuadrave më të shtrenjta në Champions dhe vlerësohet pretendent për titull. Dhe të martën në përballje me Atleticon e papërshtatshme, ka dhënë shenja se është në rrugën e duhur.


Supergol i Mac Allisterit

Alexis Mac Allister ka shënuar supergol me gjuajtje shumë të fuqishme për Liverpoolin ndaj Atletico Madridit. 

Argjentinasi realizoi për 2:1 në minutën e 50-të.

 


Mbyllet baras pjesa e parë e derbit në “Anfield”

Baras 1:1 është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes derbi mes Liverpoolit dhe Atletico Madridit. 
Marcos Llorente në minutën e 17-të për Atletico Madridin dhe Dominik Szoboszlai në minutën e 40-të për Liverpoolin, i shënuan golat e 45 minutave të para të duelit shumë të fortë. 

PSG-ja është duke fituar 3:0 ndaj Slovan Bratislavas në pjesën e parë. 1:1 është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Sporting – Galatasaray, ndërsa në duelin Napoli – Arsenal, nuk është shënuar asnjë gol në pjesën e parë.


Liverpooli barazon rezultatin

Liverpooli ka rritur ritmin e lojës dhe si rezultat i lojës së mirë, ka barazuar shifrat. 

Pesë minuta para fundit të pjesës së parë shënoi Dominik Szoboszlai. 

Rezultati në ndeshjen Liverpool – Atletico është 1:1.


Atletico në epërsi në derbin ndaj Liverpoolit

Marcos Llorente e ka kaluar në epërsi Atletico Madridin në “Anfield”. 

Llorente realizoi në minutën e 17-të me asistim të Julian Alvarezit.


Barcola e Alvarez, titullar te Liverpooli e Atletico

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes shumë të fortë mes Liverpoolit dhe Atletico Madridit, në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së ligës në Champions. 

Transferimi i verës nga PSG-ja, Bradley Barcola, do të jetë titullar te Liverpooli. Ai debutoi në Premier League si zëvendësues në vikend, në fitoren ndaj Ipswich Townit. 

Titullar tek Atletico Madridi është edhe Julian Alvarez, i cili ishte pranë largimit nga skuadra spanjolle. 
Ndeshja mes Liverpoolit e Atletico Madridit nis në orën 21:00.

Formacioni i Liverpoolit: 
Alisson Becker, Araujo, Jacquet, Van Dijk, Kerkez, Mac Allister, Szoboszlai, Ngumoha, Wirtz, Barcola, Isak

Formacioni i Atleitco Madridit 
Oblak, Llorente, Marc Pubill, Romero, Hancko, Simeone, Barrios, Koke, Alex Baena, Kang-in Lee, Alvarez

 

Sportingu mposht Galatasarayn me rikthim të rezultatit

1 muaj më parë / 9 sht 2026 23:03
Sportingu

Photo: Associated Press

Sportingu portugez ka fituar me rikthim të rezultatit 3:1 ndaj Galatasarayt turk të mërkurën në mbrëmje, në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Champions. 

Gonçalo Inacio shënoi autogol për epërsinë 1:0 të Galatasarayt në minutën e pestë. 

Por, ishin golat e Geny Catamos, Luis Suarezit dhe Rodrigo Zalazarit që e përmbysën rezultatin.

Supergoli i Odegaardit ia siguron Arsenalit fitoren

1 muaj më parë / 9 sht 2026 22:59
Martin Odegaard

Photo: Associated Press

Arsenali e ka nisur me fitore edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve. 

Kampioni i Anglisë dhe finalisti i edicionit të shkuar fitoi 1:0 në udhëtim te Napoli të mërkurën mbrëma, me supergolin e kapitenit Martin Odegaard.

Norvegjezi në minutën e 75-të gjuajti fuqishëm dhe realizoi për fitoren e Arsenalit. 

Te Napoli në tërë ndeshjen luajti kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

GOLI

“Hat-trick” i Torresit në fitoren bindëse të PSG-së

1 muaj më parë / 9 sht 2026 22:58
Ferran Torres

Photo: Associated Press

Paris Saint-Germaini ishte në seri prej katër ndeshjeve pa fitore. Dhe “llogarinë” për këtë e ka paguar skuadra sllovake, Slovan Bratislava.

Të mërkurën mbrëma në “Parkun e Princave”, PSG-ja fitoi 6:1 ndaj Slovanit në xhiron e parë të Championsit. Parisienët kanë nisur furishëm mbrojtjen e titullit të Evropës. 

Ferran Torres, i transferuar javë më parë nga Barcelona, shpërtheu me “hat-trick”. Dy gola iu realizoi Ousmane Dembele. Ylli Dembele i kishte edhe dy asistime për Torresin. Fare në fund realizoi edhe Fabian Ruiz. 

Suleiman Camara e shënoi golin e vetëm për Slovanin, por pasi Parisi e mbylli çështjen e fituesit.