Atletico Madridi e ka pësuar edhe humbjen e katërt rresht në La Liga.
Të mërkurën mbrëma, gjysmëfinalisti i Ligës së Kampionëve u mposht edhe në udhëtim tek Elche, 3:2.
Nicolas Gonzalez i shënoi të dy golat për Atleticon, kurse në fitoren e Elches realizuan David Affengruber dhe Andre Silva që i shënoi dy gola. Nga minuta e 30-të, Atletico luajti pa Thiago Almadan që u përjashtua nga loja me të kuq.
Elche me fitore tani i ka 35 pikë në vendin e 15-të.
Atletico në pozitën e katërt i ka 57 pikë. Nuk e rrezikon këtë pozitë, që dërgon në Champions në edicionin tjetër.