Atletico Madridi i ka dhënë fund ecurisë prej tri ndeshjeve pa fitore në La Liga.
Atletico të shtunën u kthye te fitorja duke e mposhtur në shtëpi Espanyolin me rezultatin 4:2. Ndeshja i takoi javës së 25-të të elitës së futbollit spanjoll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJofre e kaloi në epërsi Espanyolin në minutën e gjashtë.
Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 21-të me golin që e shënoi sulmuesi Alexander Sorloth.
Giuliano Simeone e kaloi në epërsi 2:1 Atleticon në minutën e 49-të. Nëntë minuta më pas, Ademola Lookman, shënoi për 3:1.
Norvegjezi Sorloth realizoi edhe për 4:1 në minutën e 72-të. Ndërsa golin e dytë për mysafirët e realizoi Exposito në minutën e 80-të.
Atletico ka 48 pikë dhe e zë vendin e katërt. Espanyoli është lartë në tabelë me 35 pikë.