Atletico Madridi ka pësuar humbje në shtëpi nga Celta Vigo të shtunën mbrëma.
Në kuadër të xhiros së 35-të, Atletico humbi 1:0.
Borja Iglesias e shënoi golin e fitores për mysafirët në minutën e 62-të.
Pavarësisht humbjes, gjysmëfinalisti i Ligës së Kampionëve mbetet në vendin e katërt dhe e ka të sigurt kualifikimin në Champions për edicionin tjetër. I ka 63 pikë.
Celta Vigo me fitore ka rritur gjasat për vend në Champions po ashtu, nga pozita e pestë. I ka 50 pikë në vendin e gjashtë.
Deri në fund të kampanjës aktuale në La Liga kanë mbetur edhe tri xhiro.