Futboll

Atletico befasohet në Madrid nga Betisi

Real Betis

Atletico Madridi ka pësuar humbje në shtëpi të dielën mbrëma.

Atletico humbi nga Betisi me rezultat 1:0, në ndeshjen që i takoi xhiros së 23-të të La Ligas spanjolle.
Me humbje, Atletico mbetet edhe më shumë prapa në garë për titull të kampionit me lideren Barcelonën dhe Real Madridin e vendit të dytë.

Fitoren 1:0 Betisit ia siguroi Anthony me golin e shënuar në minutën e 28-të. Atleticos iu anulua një gol në minutën e 74-t për pozitë jashtë loje. 

Për Atleticon është disfata e dytë rresht në La Liga dhe ndeshja e tretë pa fitore.
Betisi shënoi fitoren e tretë rresht, ndërsa zë vendin e pestë me 38 pikë.

Atletico është e treta me 45 pikë.