Atletico Madridi ka shënuar fitore prej 2 me 1 në shtëpi ndaj Levantes.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 13 përmes Correas, i cili shënoi pas asistimit nga anglezi Trippier, transmeton Koha.net.
Levante arriti të barazojë shifrat pas tre minutave përmes Rogerit, për të cilin asistoi Campana.
Por, Atletico u kundërpërgjigj shumë shpejt duke rikthyer epërsinë në minutën e 18 të ndeshjes përmes Felipes.
Me këtë fitore Atletico shkon në kuotën e 35 pikëve dhe mban vendin e tretë. Kurse Levante në vendin e nëntë ka 26 pikë.