Atletico Madridi e ka shënuar fitoren e katërt rresht në të gjitha garat.
Atletico të shtunën e mposhti Levanten në shtëpi me rezultatin, 3:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takoi xhiros së 12-të të La Ligas.
Mbrojtësi spanjoll, Dela, shënoi autogol në minutën e 12-të për epërsinë e vendësve.
Nëntë minuta më pas, Manu Sanchez, i barazoi shifrat.
Antoine Griezmann e kaloi sërish në epërsi 2:1 Atleticon në minutën e 61-të.
Francezi Griezmann e realizoi edhe golin e tretë në minutën e 80-të.
Atletico ka 25 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës.
Levante është në pjesën e poshtme të tabelës me nëntë pikë.