Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Atletico e fiton bindshëm ndeshjen me shumë gola

Julian Alvarez

Atletico Madridi ka bërë hap të madh drejt çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Të martën mbrëma në “Metropolitano” të Madridit, Atletico fitoi 5:2 ndaj Tottenhamit.

Tottenhami, që po ka telashe të mëdha në Premier League, kishte një pjesë të parë katastrofale.

Marcos Llorente shënoi që në minutën e gjashtë, ndërsa Antoine Griezmann realizoi për 2:0 në minutën e 14-të. Menjëherë në minutën e 15-të shënoi Julian Alvarez e në minutën e 22-të edhe Robin Le Normand.

Pedro Porro ngushtoi rezultatin në 4:1 në minutën e 26-të.

Edhe Atletico e shënon edhe një gol Futboll Atletico e shënon edhe një gol

Alvarez shënoi tjetër gol për Atleticon në minutën e 55-të, kurse Dominic Solanke vendosi rezultatin përfundimtar, 5:2, në minutën e 76-të.

Portieri Antonin Kinsky gaboi në dy prej tre golave të parë të pësuar nga Tottenhami dhe la fushën në minutën e 17-të.

Lexo përditësimet tjera
Champions

Barcelona barazon me Newcastlein, fitojnë Bayerni e Atletico