Atletico Madridi ka krijuar epërsi të lartë në ndeshjen kundër Tottenhamit.
Atletico e mbylli 4:1 pjesën e parë të ndeshjes që po luhet në Madrid, në kuadër të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Brenda 22 minutave lojë, Atletico shënoi katër gola.
Golin për 1:0 e realizoi Marcos Llorente në minutën e 6-të.
Për 2:0 shënoi Antoine Griezmann në minutën e 14-të, kurse dy minuta më vonë Julian Alvarez shënoi golin për 3:0.
Në golin e parë dhe të tretë gaboi rëndë portieri çek, Antonin Kinsky, i cili u zëvendësua në minutën e 17-të. Për çekun ishte debutim në Ligën e Kampionëve.
Por Atletico shënoi edhe golin e katërt në minutën e 22-të. Për 4:0 realizoi Robin Le Normand
Edhe
Atletico Madridi mposhtet nga Tottenhami por kualifikohet
Tottenhami shënoi golin e parë ndaj Atleticos në minutën e 26-të.
Pedro Porro ishte golashënues.
Priten të tjera gola në pjesën e dytë.