Përfaqësuesja e Suedisë është grumbulluar të hënën në Marbella të Spanjës për t’u përgatitur edhe dy duelet miqësore, kundër Kinës dhe Gjermanisë.
Megjithatë, Kosovare Asllani, një prej lojtareve më të mira të përfaqësueses suedeze, nuk do të jetë e pranishme në këto dy miqësore për shkak të lëndimit.
Lajmi është konfirmuar nga mjeku i përfaqësueses suedeze, Houman Ebrahimi.
Ndeshjen ndaj Kinës, Suedia do ta zhvillojë të enjten, ndërsa kundër Gjermanisë luan më 21 shkurt, të martën.
Asllani që është pjesë e Milanit në Serie A, do ta vizitojë Kosovën të premten, në përvjetorin e 15-të të Pavarësisë së Kosovës.