Kosovare Asllani është në dyshim për të luajtur me Suedinë kundër Danimarkës në miqësore. Suedia – Danimarka luajnë të premten, ndërsa më 11 prill, Suedia luan kundër Norvegjisë në miqësoren tjetër. Këto janë përgatitje për Kupën e Botës që Suedia e nis më 23 korrik kundër Afrikës së Jugut.
Asllani të mërkurën nuk ushtroi me pjesën tjetër të skuadrës në seancën stërvitore që zgjati 45 minuta.
“Kosovarja vjen nga një periudhë e lëndimit që e mori me klubin dhe ka stërvitur individualisht në palestër. Ne do ta shohim zhvillimin e saj ditë pas dite, deri të premten kur luhet ndeshja”, ka thënë mjeku i përfaqësueses suedeze, Mats Borjesson, në komunikatën për media.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosovare Asllani pritet të jetë gati kundër Anglisë
-
Asllani mungon në stërvitjen e Suedisë
-
Asllani e lënduar, mungon ndaj Kinës e Gjermanisë
-
Suedia i gëzohet kthimit të Asllanit, synon kalimin në finale të Evropianit
-
Suedia refuzon të japë informacione për mungesën e Asllanit në gjysmëfinale të Evropianit