Futboll

Kosovare Asllani pritet të jetë gati kundër Anglisë

Kosovare Asllani

Kapitenia e Suedisë në futboll, Kosovare Asllani, pritet të jetë gati për ndeshjen çerekfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Zvicër. 

Ylli i përfaqësueses suedeze lëndoi krahun në ndeshjen kundër Gjermanisë. Ajo të martën zhvilloi stërvitje të plotë me grupin. Ndeshja çerekfinale ndaj Anglisë luhet të premten nga ora 21:00.

Mediumet suedeze kanë raportuar se Asllani do të jetë gati për ndeshjen kundër anglezeve. Vetë Asllani pas ndeshjes kundër Gjermanisë tha se do të përpiqet maksimalisht të jetë gati për çerekfinale. 

Asllani e ka udhëhequr Suedinë në tri ndeshjet e fazës grupore me tri asistime dhe një gol.