Futboll

Asllani nominohet për mesfushoren më të mirë në Suedi

Asllani

Federata Suedeze e Futbollit ka publikuar listën e të nominuarëve për më të mirët e vitit 2025 në futbollin e këtij vendi. 

Në mesin e të nominuarve është edhe Kosovare Asllani. Ajo kandidon për mesfushoren më të mirë.
Më të mirët shpallen më vonë këtë muaj.

Asllani është kapitene dhe lidere e Suedisë, ndërsa rol shumë të rëndësishëm luan edhe te skuadra angleze London City Lionesses.