Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Nuk ndalet Kosovare Asllani, vazhdon kontratën me skuadrën angleze

Kosovare Asllani

Futbollistja Kosovare Asllani do të vazhdojë të luajë për skuadrën angleze, London City Lionesses deri në verën e vitit 2027.

Klubi londinez të martën njoftoi se ka vazhduar kontratën me 36-vjeçaren Asllani.

Kosovarja aktualisht është duke sanuar një lëndim serioz, por pritet të kthehet gjatë edicionit të ardhshëm.

Ajo është te London City nga viti 2024. E ka ndihmuar këtë skuadër të promovohet në elitën angleze dhe më pas të paraqitet me sukses në këtë nivel.

London City përfundoi në vendin e gjashtë në kampionatin anglez.

E ka transferuar futbollisten më të mirë në botë, Alexia Putellas dhe e synon titullin në edicionin e ardhshëm.

Edhe Asllani asiston në fitoren e London City Lionesses Futboll 7 muaj më parë Asllani asiston në fitoren e London City Lionesses

Asllani ka karrierë impresive në futboll. Për Suedinë i ka luajtur plot 209 ndeshje.

Ka luajtur për skuadra si Milan, Real Madrid, Manchester City, PSG e disa të tjera.

Asllani është kapitene e skuadrës angleze dhe e Suedisë.