Futboll

Asllani asiston në fitoren e London City Lionesses

kosovare asllani

Kosovare Asllani e ka regjistruar asistimin e dytë në fitoren e skuadrës London City Lionesses, në elitën e futbollit anglez. 

Skuadra e Asllanit fitoi 3:1 të dielën në udhëtim tek Aston Villa, në ndeshjen e xhiros së nëntë. 36-vjeçarja asistimin e dytë të sezonit e regjistroi në minutën e 12-të, për 1:0. Asllani, që ka edhe dy gola të realizuar, luajti deri në minutën e 78-të. London City Lionesses ka 15 pikë pas nëntë ndeshjeve, dhe zë vendin e gjashtë.