Kosovare Asllani e ka shënuar golin e parë të London City Lionesses në elitën angleze të futbollit.
London City të shtunën u mposht 4:1 nga Arsenali, në ndeshjen e parë në WSL.
Asllani në minutën e 17-të e konkretizoi penalltinë që e siguroi vet. Por më pas Arsenali, që ishte favorit, shënoi katër gola për fitoren e thellë.
London City është klub i pavarur i themeluar vetëm në vitin 2019. Deri më tani ka garuar në Championship, ndërsa është promovuar për herë të parë në elitë.