Futboll

Asllani pjesë e Suedisë për evropianin në Zvicër

Kosovare Asllani

Futbollistja Kosovare Asllani ka zënë vend në skuadrën e Suedisë për Kampionatin Evropian që mbahet nga 2 deri më 27 korrik në Zvicër. 

Kapitenia Asllani është njëra nga 23 lojtareve të përzgjedhura nga selektori Peter Gerhardsson. Listën e lojtareve për Evropianin në Zvicër, Gerhardsson e ka publikuar të mërkurën. 

Për Asllanin është ngjarja e fundit e madhe me Suedinë. Njoftimin për largimin nga Suedia e ka bërë të ditur pas kualifikimit në dhjetor. Asllani ka theksuar se me Suedinë dëshiron të pensionohet si kampione e Evropës.

Suedia e luan kundër Danimarkës më 4 korrik ndeshjen hapëse të fazës së grupeve. Më 8 korrik përballet me Poloninë, kurse më 12 korrik luan ndaj Gjermanisë.