Futbollistja Kosovare Asllani do ta vizitojë Kosovën në përvjetorin e 15-të të Pavarësisë së Kosovës.
Sulmuesja e Milanit dhe Suedisë më 17 shkurt do të jetë për vizitë në Kosovë me mision të UNICEF-it.
Asllanit do të pritet bashkërisht me UNICEF-in, Federatën e Futbollit e Kosovës dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës. Në Kosovë do të qëndrojë për disa orë, sipas agjendës dhe protokollit të UNICEF-it.
Asllani me Suedinë do të marrë pjesë në Kupën e Botës që mbahet nga 20 korriku deri më 20 gusht në Australi dhe Zelandë të Re.
Asllani ka karrierë të madhe. Për Suedinë ka shënuar 44 gola në 169 paraqitje. Para se t’i bashkohej Milanit ishte pjesë e Real Madridit, ndërsa ka luajtur edhe për Manchester Cityn, PSG-në dhe disa skuadra tjera.