James Maddison është objektivi kryesor i Arsenalit, raporton “The Mirror” të martën. Mesfushori i Leicesterit dëshiron të luajë në ndonjë skuadër që merr pjesë në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm. Leicesteri e ka të vështirë misionin e mbijetesës në elitën e futbollit të Anglisë.
Leicesteri më herët ka fituar titullin e kampionit në Premier League, por në fundjavë mund të bjerë në kategorinë e dytë. Lojtarët më të mirë të kësaj skuadre pritet të largohen në verë dhe njëri prej tyre është Maddison.
26-vjeçari i Përfaqësueses së Anglisë me Leicesterin ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Ai ka shënuar dhjetë gola dhe ka asistuar nëntë herë në 31 ndeshjet e edicionit aktual.