Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arijon Ibrahimoviqi kërkohet nga shumë skuadra

Arijon Ibrahimoviqi po kalon formë të mirë në Serie A të Italisë.

Talenti i Bayern Munichut ka fituar vendin e titullarit te Frosinone dhe po thyen rekorde në Itali.

Kjo ka bërë që ai të kërkohet nga shumë skuadra të njohura evropiane.

Ibrahiomiviqi është lojtari i parë që u lind në vitin 2005 dhe që festoi gol në Serie A të Italisë.

Që nga ajo kohë ai ka marrë vëmendjen e Eintracht Frankfurtit, Milanit dhe Sportingut të Lisbonës.

Edhe Ibrahimoviqi kosovar premton edhe më shumë gola për Frosinonen në Serie A Sport Ibrahimoviqi kosovar premton edhe më shumë gola për Frosinonen në Serie A

Kështu ka shkruar të mërkurën mediumi gjerman “Sky”.

Për të tria këto klube, transferimi i Ibrahimoviqit është i mundur.

Ibrahimoviqi ka kontratë me klubin bavarez deri në vitin 2025, ndërsa në klubin e Serie A është transferuar në formë huazimi në verën e vitit të kaluar.

Frosinone po mundohet që ta transferojë atë përfundimisht për 3.5 milionë euro, por një gjë të tillë duhet ta bëj brenda javëve në vazhdim.

Edhe Ibrahimoviqi tek Augsburgu Futboll Ibrahimoviqi tek Augsburgu

Megjithatë, skuadra bavareze pritet ta mbajë 20% të kartonit të kosovarit dhe e ka opsionin e riblerjes së tij për 11 milionë euro, pas këtij edicioni.

Në vitin 2025, Bayerni do të duhet të paguajë 14 milionë euro.