Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Një klub i Bundesligës interesohet për Ibrahimoviqin

Arijon Ibrahimoviq

Arijon Ibrahimoviq

Werder Bremeni ka shprehur interesim për sulmuesin e talentuar kosovar, Arijon Ibrahimoviq.

Werderi po shqyrton mundësinë e huazimit të Ibrahimoviqit nga Bayerni.

Për interesimin e Werderit për Ibrahimoviqin ka shkruar edhe “Sky”. 

Sipas “Sky”, drejtuesit e Bremenit kanë kontaktuar drejtuesit e Bayernit për 20-vjeçarin.

Ibrahimoviq është pjesë e gjigantit gjerman që nga viti 2018.

Edhe Arijon Ibrahimoviqi vazhdon me Gjermaninë U21 Futboll Arijon Ibrahimoviqi vazhdon me Gjermaninë U21

Në vitin 2023 luajti dy ndeshje për Bayernin, ndërsa më pas u huazua te Frosinone, Lazio dhe Heidenheimi.

Me Bayernin ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.