Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zyrtarizohet huazimi i Ibrahimoviqit tek Augsburgu

Arijon Ibrahimoviq

Mesfushori ofanziv, Arijon Ibrahimoviq, është huazuar nga Bayerni te skuadra tjetër e Bundesligës, Augsburg.

Kjo lëvizje është zyrtarizuar të martën.

Augsburgu, që po ashtu garon në Bundesligë, e ka opsionin për ta blerë kartonin e lojtarit pas huazimit. Të tjera detaje të kontratës nuk janë publikuar.

Ibrahimoviqi edicionin e kaluar ishte i huazuar te Heidenheimi dhe fitoi përvojë në Bundesligë.
Është shpresuar se ai do të bëjë vend te Bayerni për edicionin e ri, por kjo nuk ndodhi.
20-vjeçari është nga Kosova, kurse luan për Gjermaninë U21.