Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ibrahimoviqi tek Augsburgu

Arijon Ibrahimoviq

Arijon Ibrahimoviqi nuk do ta vazhdojë zhvillimin te Bayerni.

Sipas “Sky”, talenti nga Kosova do të huazohet tek Augsburgu. Ibrahimoviq është pritur të luajë për Bayernin në edicionin e ri, por për shkak të konkurrencës kalon në skuadrën tjetër të Bundesligës gjermane.

Ibrahimoviqi është 20-vjeçar dhe ka pasur periudha huazimi edhe te Frosinone, Lazio e Heidenheimi. 

Ai ka kontratë të vlefshme edhe disa vjet te Bayerni, por konkurrenca në repartin ofanziv të gjigantit gjerman është shumë e madhe. Tek Augsburgu, Ibrahimoviq pritet të ketë më shumë mundësi për lojë.