Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arijon Ibrahimoviqi synon trofe me Bayernin

Arijon Ibrahimoviq

Arijon Ibrahimoviq ka dhënë një intervistë për faqen e klubit gjerman, Bayern.

Ai ka folur për synimet që ka me gjigantin gjerman në edicionin 2026/2027.

“Dua të luajë sa më shumë minuta të jetë e mundur, në Bundesligë, Kupën e Gjermanisë apo Ligën e Kampionëve. Dhe dua të fitoj sa më shumë trofe të jetë e mundur me Bayernin”, ka thënë sulmuesi kosovar.

Ai ka theksuar se për Bayernin është i gatshëm të luajë në pozita të ndryshme sulmuese.

“Mund të luajë kudo në sulm - majtas, djathtas, si dhjetëshe apo si sulmues. Në Heidenheim luajta edhe disa ndeshje si mbrojtës i djathtë”, është shprehur ai.

Edhe Arijon Ibrahimoviqi pyetet për të ardhmen te Gjermania Futboll Arijon Ibrahimoviqi pyetet për të ardhmen te Gjermania

Futbollisti me rrënjë nga Kosova po përgatitet me Bayernin në prag të edicionit të ri.

Ibrahimoviqi është te Bayerni nga viti 2018. Ka pasur periudha huazimi te Frosinone, Lazio dhe Heidenheimi. Dhe Bayerni e ka përfshirë në ekip për edicionin e ri, duke ia vazhduar kontratën deri në vitin 2028.