Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ardian Muja beson se mund ta fitojnë ndeshjen e barazhit

Sulmuesi i Trepçës ’89, Ardian Muja është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Drenicës.

Sulmuesi i mitrovicasve që realizoi dy gola në xhiron e fundit shpreson që skuadra do të arrijë të sigurojë mbijetesën përmes ndeshjes së barazhit që do të luajnë ndaj Dukagjinit.

“Ndjenjë shumë e mirë por akoma nuk e kemi përfunduar synimin që kemi ndeshjen e barazhit. Na mbetet të punojmë për ndeshjen e barazhit. Besoj që me ekipin që kemi dhe me grupin që kemi nuk është pozita reale të cilën jemi pasi kemi lëshuar shumë pikë. Në ndeshjen e barazhit shkojmë për fitoren ndaj Dukagjinit”, deklaroi Muja.