Fitorja ndaj Drenicës në ndeshjen e xhiros së futbollit të kampionatit, ia ka siguruar barazhin skuadrës së Trepçës ’89.
Mitrovicasit fituan me rezultat 2:1 dhe e siguruan barazhin, fal humbjes që Arbëria e pësoi në udhëtim te Drita.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolat e fitores për 89-shin i shënuan Ardian Muja (48’, 50’), kurse për Drenicën realizoi Qemail Elshani (69’).
Trepça ’89 përfundoi në vendin e tetë me 42 pikë, aq sa kanë edhe Drenica dhe Feronikeli, por për shkak të rezultateve më të dobëta në ndeshjet direkte, “minatorët” do të luajë në barazh.
Në ndeshjen e barazhit, Trepça ’89 do të përballet me Dukagjinin e Klinës.