Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muja: Fati nuk ishte në duart tona, por ne bëmë punën tonë

Arbnor Muja nuk shënoi në fitoren e Trepçës ’89 të dielën kundër Drenicës, por asistoi në dy prej tyre për vëllain e tij, Ardianin.

Trepça ’89 fitoi 2:1 kundër Drenicës në stadiumin “Riza Lushta” dhe e siguroi ndeshjen e barazhit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të shtunën do të luajë kundër Dukagjinit.

Muja, i ftuar në emisionin “Sporti Total” në Kohavision, tha se fati nuk ishte në duart e tyre, por që ai me bashkëlojtarë e përfunduan detyrën me sukses.

“Ishte ndeshje mjaftë e vështirë. Jemi në pozitë të vështirë tash e sa javë. Këto tre pikë ishin të nevojshme për ne. Motivi ishte në anën tonë. Ishte vështirë, por ja dolëm mirë dhe tash do të jemi në ndeshjen e barazhit”, theksoi fillimisht Muja.

Një prej lojtarëve kryesor foli edhe për rrjedhën e xhiros së fundit, e përmendi edhe barazhin kundër Dukagjinit.

“Kemi qenë në pozitë të vështirë sepse fati nuk ishte në dorën tonë. Ishim një pikë prapa Arbërisë. Ishim të fokusuar në lojën tonë dhe në ndeshjet tjera. Mendoj që lojën tonë ne e fituam dhe e bëmë atë që duhej ta bënim. Duhet të mendojmë për lojën tjetër”, përfundoi Muja.