Trajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati, pas disfatës nga Peja është shprehur i zhgënjyer me paraqitjen e lojtarëve të tij në këtë takim.
Megjithatë trajneri prizrenas beson se skuadra e tij ka potencialin për të arritur fitore në ndeshjen e katërt.
“Ne kemi pasur mungesën e Jousha Martin i cili ka pas disa ankesa dhe kjo ka ndikuar në paraqitjet tonë. Kemi qenë të hendikepuar kundër një skuadre që luan me tri qendra kurse ne kemi luajtur me vetëm një qendër. Kemi humbur me rezultat të thellë. Lojtarët e mi nuk ishin të koncentruar për të ardhur deri te fitorja. Ky është play-off, Peja me një këmbë është në finale por ne nuk do të dorëzohemi dhe të arrijmë fitore eventuale të dielën do të shkonim me ndeshjen e pestë në Prizren”, ka thënë Rifati.