Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e vështirë e Pejës ndaj Ponte Prizrenit

Peja mposht Ponte Prizrenin

Peja ka shënuar edhe një fitore në Superligën e Kosovës në basketboll. Por fitorja ishte shumë më e vështirë se që kanë pritur në ekipin pejan. Të hënën mbrëma në Suharekë, Peja e mposhti Ponte Prizrenin me rezultatin 91:83.

Ndeshja u vendos vetëm pas vazhdimit prej pesë minutave. Ponte e organizoi këtë ndeshje në Suharekë për shkak të punimeve në palestrën në Prizren. Numri i shikuesve ishte fare i vogël. Ndeshjen më mirë e nisën prizrenasit që në pjesën e parë krijuan epërsi deri në 20 pikë.

Por pejanët nuk u dorëzuan dhe u kthyen gradualisht në lojë. 13 sekonda para fundit, Isiah Umipig shënoi për tri pikë për të barazuar rezultatin në 74:74. Më pas Ponte Prizreni humbi aksionin, ndërsa gjuajtja e Rodney Purvisit të Pejës nuk e gjeti cakun. Na vazhdimin prej pesë minutave, Peja shfaqi më shumë dhe shënoi fitoren e rëndësishme.

Peja tani i ka 12 fitore e tri humbje. Ponte Prizreni pësoi humbjen e nëntë, ndërsa i ka gjashtë fitore. Jalen Tate ishte më i miri te Peja. Ai ndeshjen e përfundoi me 17 pikë e katër asistime. Brad Waldow kontribuoi me 11 pikë e 11 kërcime, ndërsa Samir Zekiqi shtoi 15 pikë e nëntë kërcime. Më efikasi ishte Purvis me 20 pikë, kurse i kishte edhe pesë kërcime e gjashtë asistime. Ndërsa Isiah Umipig i kishte 17 pikë.

Ponte Prizrenit i mungoi Urim Zenelaj, ndërsa më i miri ishte Wayne Arnold me 31 pikë e tri kërcime. Dachon Burke i shënoi 23 pikë, ndërsa Leondre Washington i kishte 15 pikë e pesë kërcime. Ponte po vuan nga mungesa e fondit më të pasur të lojtarëve vendorë. Peja udhëheq në tabelë me 27 pikë.

Edhe Bashkimi fiton ndeshjen dramatike me Pejën, Shorter vendimtar Basketboll Bashkimi fiton ndeshjen dramatike me Pejën, Shorter vendimtar

Ponte mbetet në pjesën e poshtme të tabelës me 21 pikë.

Xhiroja e 16-të e Superligës së Kosovës në basketboll vazhdon të mërkurën me ndeshjen Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina (18:00). Të enjten janë ndeshjet Vëllaznimi – Rahoveci (19:00) dhe Trepça – Bashkimi (19:00).