Pas largimit të Arbnor Rifatit nga posti i trajnerit te Ponte Prizreni për arsye shëndetësore, klubi ka gjetur zëvendësin e tij. Bëhet fjalë për Edin Kërveshin, i cili është zyrtarizuar të mërkurën te skuadra nga Prizreni.
Kërveshi këtë edicion ishte ndihmëstrajner te Bashkimi, ndërsa për disa ndeshje e udhëhoqi ekipin edhe si trajner i parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi e njeh mirë ambientin te Ponte Prizreni, ekip në të cilin ka punuar për katër vjet.
Te Ponte Prizreni, kanë falënderuar Bashkimin, ekip që ka mirëkuptuar kërkesën e Kërveshit për t’u larguar dhe marrë drejtimin e skuadrës tjetër nga qyteti. Pas 13 ndeshjeve të luajtura në Superligën e Kosovës, Ponte Prizreni renditet në pozitën e gjashtë në tabelë me 19 pikë të mbledhura.