Edin Kërveshi do të jetë trajner i Bashkimit në edicionin 2023/24 të Superligës në basketboll.
Klubi nga Prizreni, të premten e ka zyrtarizuar Kërveshin. Në fakt, Kërveshi edhe edicionin e shkuar ishte pjesë e Bashkimit.
Fillimisht, si ndihmëstrajner pastaj si trajner për një periudhë të shkurtër, përpara se të largohej për ta marrë drejtimin e Ponte Prizrenit.
Kërveshi te Bashkimit, do të ndihmohet nga asistentët Elbesar Gështenja e Edon Godeni.