Klubi i basketbollit Bashkimi, është bërë me trajner të ri. Të enjten klubi prizrenas ka prezantuar trajnerin nga Mali i Zi, Igor Jovoviq.
“Klubi i basketbollit Bashkimi ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Igor Jovoviq si trajneri i ri për sezonin 2025/2026”, shkruan në njoftimin e Bashkimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri Jovoviq së fundi punoi në Gjermani te klubi i Bundesligës, Mitteldeutscher. Ai ka punuar si asistent edhe te Bayerni, ndërsa ka drejtuar edhe te klubi i Bundesigës, Telekom Baskets Bonn, Stelmet Zielona Gora, Sutjeskën dhe Buduçnostin. Me Buduçnostin fitoi dy tituj, ndërsa luajti dy herë në gjysmëfinale të Ligës së Adriatikut.