Sport

Ponte Prizren transferon Arbër Sinanin

KB Ponte Prizreni ka transferuar përforcimin e radhës për edicionin 2023/24.

Bëhet fjalë për krah-qendrën, Arbër Sinani, i cili ka firmosur kontratën dhe është prezantuar të hënën te skuadra prizrenase.

Sinani në edicionin e shkuar ishte pjesë e Vëllaznimit, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Sigal Prishtina e Prishtina e Re. Te Vëllaznimi, Sinani luajti me një mesatare prej 5 pikëve dhe 2 kërcimeve për ndeshje, ndërsa te Ponte Prizreni është përforcimi i gjashtë për edicionin e ri. Në krye të ekipit nga Prizreni, do të jetë trajneri nga Turqia, Tuncay Bostanci.