Pasi e emëroi trajnerin, Sigal Prishtina ka filluar që ta përforcojë skuadrën për edicionin e ardhshëm në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ish-basketbollisti i njohur grek, Michalis Kakiouzis, të hënën e mori drejtimin e Sigal Prishtinës.
Ndërkohë Prishtina të martën e ka prezantuar basketbollistin Arian Azemi.
Fundori Azemi i është bashkuar Sigal Prishtinës nga Vëllaznimi.
26-vjeçari me Vëllaznimin në edicionin 2024/25 e fitoi Ligën Unike.
Madje ai e fitoi edhe epitetin e lojtarit më të vlefshëm të “Final 4” të Ligës Unike ku marrin pjesë skuadra nga Kosova e Shqipëria.
Azemi ishte prej basketbollistëve më të dalluar te Vëllaznimi i Gjakovës.