Trajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati ka uruar Trepçën për fitoren. Por, ai ka theksuar se rezultati nuk ishte epilog real i takimit. Këtë e ka bazuar në cilësinë siç thotë e ka në ekip. Ponte Prizreni pësoi disfatë të dielën në “Minatori” me rezultatin, 89:61, në kuadër të xhiros së parë të Superligës në basketboll.
“Ndeshja u vendos në çerekun e parë, deri diku edhe në çerekun e dytë. Në të tretin dhe katërtin pati një balancë, por rezultati nuk është epilog real karshi cilësisë së ekipeve, ndonëse nuk e kontestoj fitoren e Trepçës që ka ekip cilësor. Do të shohim në analizë çka nuk na shkoi. Na mbetet të përgatitemi për ndeshjen e radhës. Është vetëm muaji parë që jemi bashkë. Nuk është fytyra reale e ekipit. Nuk ishim në ditën tonë më të mirë”, ka thënë Rifati.