Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arbitri turk thotë se ishte kërcënuar me vdekje

Arbitri nga Turqia, Halil Umut Meler ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me sulmin që e pati pas përfundimit të ndeshjes kampionale kundër Ankaragucut dhe Rizesporit, të hënën mbrëma.

Kjo ndeshje përfundoi 1:1, ndërsa arbitri Meler u grushtua nga presidenti i Ankaragucut, Faruk Koca që pas përfundimit të ndeshje ishte futur në fushë. Krahas grushtimit nga presidenti, arbitri Meler u sulmua edhe nga disa zyrtarë tjerë të klubit, të cilët e shqelmuan derisa ishte i shtrirë në tokë.

Shkaku i kësaj, presidenti i Ankaragucut dhe dy zyrtarët tjerë janë arrestuar, ndërsa Superliga e Turqisë është pezulluar për një kohë të pacaktuar.

Në dëshminë e tij, arbitri Meler ka zbuluar kërcënimin e tmerrshëm që e ka marrë nga presidenti i Ankaragucut, Koca. “Të të jap fund këtu, unë do të mbyti. Faruk Koca na kërcënoi mua dhe arbitrave tjerë pas përfundimit të ndeshjes. Ai mu drejtua mua personalisht me fjalët se do të më vrasë. Unë do të qëndroj deri në fund prapa fjalëve të mia pasi ankesat e mia janë drejt Faruk Kocas dhe të tjerëve. Nuk dua të bëjë asnjë kompromis me ta”, ka thënë Meler, i cili pas ndeshjes ishte shtruar në spitalin e Ankaras.

 

Artikuj të ngjashëm