Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Amerikani Nesbitt i bashkohet Yllit

Basketbollisti amerikan, Jalen Nesbitt është përforcimi më i ri i Golden Eagle Yllit.

Skuadra nga Suhareka ka bërë të ditur të premten se ka arritur marrëveshje me basketbollistin e gjatë 198 cm, i cili luan në pozitat 2 dhe 3.

Edicionin e fundit, ai ishte pjesë e ekipit Amics Castello në kategorinë e dytë të Spanjës dhe pati një mesatare prej 8 pikëve, 5 kërcimeve e 2 asistimeve për ndeshje.

Nesbitt në Spanjë ka luajtur edhe tek ekipi Almansa, ndërsa karrierë në Evropë ka bërë edhe në Danimarkë e Sllovaki.

Nesbitt është amerikani i parë dhe i huaji i dytë pas Henrik Shirkos që është zyrtarizuar për edicionin e ri. Në krye të ekipit nga Suhareka, do të jetë trajneri nga Greqia, Kostas Flevarakis.