Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Algjeria shkarkon përzgjedhësin

Belmadi Algjeria ka ndarë rrugët me përzgjedhësin Djamel Belmadi, një ditë pasi u turpërua me eliminim nga Kupa e Afrikës në Bregun e Fildishtë.

Algjeria pësoi humbje 1:0 nga Mauritania të martën mbrëma. Me këtë disfatë, fituesja e Kupës së Afrikës për vitin 2019, mbeti e fundit në Grupin D, me vetëm dy pikë pas tri ndeshjeve. Algjeria edhe në vitin 2021 ishte eliminuar në fazën grupore.

47-vjeçari Belmadi e mori drejtimin e Algjerisë në gusht të vitit 2018 dhe e vazhdoi kontratën para një viti. Trajneri që u lind në Paris, kishte kontratë deri në vitin 2026. Ai ishte kapiten i Algjerisë në Kupën e Afrikës 2004, ndërsa e fitoi këtë garë si trajner në Egjipt në vitin 2019.

Kishte rekord prej 35 ndeshjeve pa disfatë, që ishte rekord afrikan.