Mauritania ka shokuar Algjerinë në Kupën e Afrikës në futboll.
Të martën mbrëma në Bouake të Bregut të Fildishtë, Mauritania fitoi me rezultatin 1:0. Mohamed Dellah Yaly shënoi golin vendimtar në minutën e 37-të.
Kështu Algjeria përfundon në vendin e katërt në grupin D dhe eliminohet.
Algjeria është prej përfaqësueseve të mëdha afrikane. Kupën e Afrikës e ka fituar në vitin 2019.
Algjeria barazoi në dy ndeshjet e para dhe dy pikët nuk i mjaftojnë për të avancuar. Mauritania renditet e treta me tri pikë.
Mauritania vetëm për herë të tretë paraqitet në Kupën e Afrikës. Për herë të parë ka kaluar grupin me sukses. Kualifikohet si një prej përfaqësueseve më të mira të pozitës së tretë.
Artikuj të ngjashëm