Holanda e ka humbur miqësoren e së mërkurës mbrëma në shtëpi nga Algjeria.
Të dyja përfaqësueset do të marrin pjesë në Botërorin 2026.
Por, ishin algjerianët ata që triumfuan në miqësoren e luajtur në stadiumin “De Kuip” në Rotterdam.
Anis Hadj Moussa e shënoi golin e fitores, katër minuta para fundit.
Holanda është në grup me Japoninë, Suedinë dhe Tunizinë.
Algjeria ndërkohë në grup e ka Argjentinën, Austrinë dhe Jordaninë.