Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Austria kualifikohet falë golit të sekondave të fundit

Mahrez

Riyad Mahrez shënoi për epërsinë 3:2 të Algjerisë ndaj Austrisë në minutën e 93-të. Në minutën e 95-të, Sasha Kalajgjiq u aktivizua tek austriakët. Dhe ky lojtar në minutën e 96-të, përkatësisht fare në fund, shënoi për 3:3.

Dhe me këtë barazim, Austria avancoi në fazën nokaut të Kupës së Botës në futboll.

Austria e përfundoi garën në Grupin J në vendin e dytë me katër pikë. Algjeria po ashtu mblodhi katër pikë, kurse u kualifikua nga vendi i tretë. Grupin e fitoi Argjentina me nëntë pikë.

Me fitore të Algjerisë, Austria do të eliminohej.

Para ndeshjes ishte e qartë që barazimi do të dërgonte tutje dy përfaqësueset. Dhe dy përfaqësueset ofruan fund dramatik të fazës grupore në Botëror.

Edhe E rrallë, Mahrezi shënoi pas 109 pasimeve Botërori 2026 E rrallë, Mahrezi shënoi pas 109 pasimeve

“Jam trajner për rreth 40 vjet. Nuk mbaj mend ndeshje me fund kaq dramatik, me trajektore kaq të pabesueshme”, ka thënë trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick.

Video: Golat dhe momentet më të mira të ndeshjes