Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Selektori i Austrisë hedh poshtë zërat për “marrëveshje”

Ralf Rangnick

Ralf Rangnick

Selektori i Austrisë, Ralf Rangnick, ka qeshur me sugjerimet që përfaqësuesja që drejton ka luajtur për një barazim me Algjerinë. Barazimi u mjaftonte të dy përfaqësueseve që të avancojnë, ndërsa në fund ndeshja përfundoi 3:3. Dy gola i shënuan në minutat shtesë. Fillimisht Algjeria shënoi për 3:2 e më pas Austria për 3:3, në sekondat e fundit.

Dhe të dy përfaqësueset avancuan, kurse Irani, që ishte në grup tjetër, mbeti jashtë. Me fitore të njërës përfaqësuese, Irani do të avanconte.

Fundi dramatik, sipas Rangnick, ishte dëshmi se nuk kishte bashkëpunim, përkatësisht marrëveshje.

“Në këtë ndeshje, kur ke një rezultat 3:3, askush nuk mund të supozojë se ishte një marrëveshje. Dhe sidomos pas asaj që pamë gjatë 90 sekondave të fundit”, ka thënë Rangnick.

Kapiteni i Algjerisë, Riyad Mahrez shënoi në minutën e 93-të për 3:2. Ndërkohë zëvendësuesi Sasha Kalajgjiq shënoi për 3:3 në prekjen e fundit.

Edhe Austria kualifikohet falë golit të sekondave të fundit Botërori 2026 Austria kualifikohet falë golit të sekondave të fundit

“Tre minuta deri në fund. Nëse dikush do të kishte thënë se kjo do të ndodhte, do t’u kishe thënë se ishin të çmendur”, ka shtuar Rangnick.

Ai ka theksuar se shumica prisnin 0:0 apo 1:1 dhe ndeshja u mbyll 3:3.

“Është e pabesueshme. Në zhveshtore ishte çmenduri. Nëse Alfred Hitchcock do të kishte shkruar një dramë të tillë, ndoshta do të kisha thënë se ishte plotësisht e çmendur”, ka vazhduar selektori i Austrisë.

Tekniku gjerman hodhi poshtë sugjerimet se me një barazim në fund ishin të kënaqura të dy përfaqësueset. Ai ka theksuar se lojtarët e kërkuan fitoren.

VIDEO: 6 golat e ndeshjes Austria - Algjeria

Edhe Alaba po trajtohet në mënyrë të veçantë nga Rangnick Botërori 2026 Alaba po trajtohet në mënyrë të veçantë nga Rangnick

“Askush nuk mund të më thotë se papritmas në minutën e 93-të dikush do të planifikonte: ‘le të shënojmë një gol tjetër’. Mendoj se ndoshta ishte mendimi i një ose dy lojtarëve në Algjeri, por mendoj se për pjesën tjetër të skuadrës nuk ishte kështu. Dhe jo për mua”, ka thënë Rangnick.

Austria e Algjeria përfunduan në vendin e dytë dhe të tretë në grup me nga katër pikë.

Gëzimi i austriakëve pas golit të barazimit (3:3) Foto: AP