Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bregu i Fildishtë shkarkon përzgjedhësin

Jean-Louis Gasset është shkarkuar nga posti i përzgjedhësit të Bregut të Fildishtë, vetëm dy ditë pasi nikoqiri i Kupës së Afrikës u mposht 4:0 nga Guinea Ekuatoriale.

Ishte humbja më e thellë në histori e pësuar nga Bregu i Fildishtë në shtëpi.

Bregu i Fildishtë u bë nikoqiri i parë e Kupës së Afrikës që i humb dy ndeshjet e para. Kjo përfaqësuese i kishte pasur këto rezultate negative edhe në vitin 1984.

Federata e Futbollit e Bregut të Fildishtë ka thënë se e ka ndërprerë kontratën e 70-vjeçarit Gasset dhe se në krye të përfaqësueses përkohësisht do të jetë Ghislain Printant.

Bregu i Fildishtë përfundoi i treti me tri pikë.

Guinea Ekuatoriale dhe Nigeria kaluan në fazën nokaut me nga shtatë pikë.